Ekonomia Online
FUNDIT

Serie A, tifozët do të kthehen në stadiume para fundit të sezonit?

Serie A, tifozët do të kthehen në stadiume para fundit të sezonit?

Futbolli po duket krejtësisht tjetër pa tifozë. I tillë u duk edhe mbrëmë në një ndeshje ku u ballafaquan gjigantet evropian Juventus – Milan. Edhe pse rëndësia e ndeshjes ishte e madhe (gjysmëfinalja e Kupës), ajo nuk prodhoi shumë emocione pasi për shkak të virusit COVID-19 që për disa muaj paralizoi gjithë botën dhe shkaktoi […]

Futbolli po duket krejtësisht tjetër pa tifozë.

I tillë u duk edhe mbrëmë në një ndeshje ku u ballafaquan gjigantet evropian Juventus – Milan.

Edhe pse rëndësia e ndeshjes ishte e madhe (gjysmëfinalja e Kupës), ajo nuk prodhoi shumë emocione pasi për shkak të virusit COVID-19 që për disa muaj paralizoi gjithë botën dhe shkaktoi shumë probleme, u luajt pa tifozë.

Sido që të jetë, nga Italia raportohet se është duke u punuar që para fundit të sezonit, të rikthehen edhe tifozët në stadiume.

“Repubblica” raporton se 10 korriku është data e caktuar kur tifozët sërish mund t’i shikojnë nga afër ekipet e tyre të zemrës, çka do të bënte që t’i kthehej edhe bukuria këtij sporti.

Ideja është që stadiumi të mos jetë i stërmbushur, por të paktën deri në 40% apo edhe gjysmën e kapaciteteve të çdo stadiumi.

E njëjta gjë po diskutohet edhe në Spanjë, Tebas i La Ligës dje konfirmoi se po punojnë që në stadium të ketë të pranishëm tifozë ndoshta deri në 30% të kapaciteteve të stadiumeve. /Gazeta Express/

Të ngjashme