Pesë persona kanë përfunduar në pranga në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, njëri prej të cilëve banues në Sarandë.
Arrestimet në flagrancë u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sopoti”, pas informacioneve në rrugë operative se në oborret e pesë banesave po kultivoheshin lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;
M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;
B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.