Në sallën e Kuvendit është hedhur sërish gaz lotsjellës nga deputetët e VV-së, në kohën kur u ritkhyen deputetët në tentimin e dytë për të votuar demarkacionin, raporton Ekonomia Online.
Këtë herë gazin e kishte hedhur deputeti Sali Zyba. Herën e parë gazi u hodh nga deputetët Fitore Pacolli dhe Xhelal Sveçla.
Kuvendi shkoi në pauzë sërish.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas hedhjes së gazit lotsjellës, janë përplasur me sigurimin e Kuvendit të Kosovës.
Sigurimi ka tentuar të nxjerrë jashtë deputetin Sali Zyba, ndërsa ai ka rezistuar.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1716246258419229/