Sërish lëkundje toke gjatë natës në Shqipëri

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 10:41 | Nga

Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga disa tërmete. Kështu edhe përgjatë natës janë ndjerë lëkundje toke në Vorë, Fier dhe në Vlorë.

Lëkundja e parë është regjistruar në orën 01:41 në Vermik të Vlorës me magnitudë 1.8 të shkallës Rihter. Ndërkohë lëkundja e dytë u shënua në orën 01:41 në Fier me magnitudë 2 të shkallës Rihter për t’u pasuar me një tjetër lëkundje në Vorë në orën 02:24.

Lëkundja e fundit e tokës ishte e magnitudës 1.8. Fatmirësisht nga lëkundjet e tokës nuk ka pasur dëme materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme