Mbi 10 mijë persona kanë protestuar në Bukuresht kundër një ligji që, sipas kritikëve, do të bënte më të vështirë ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.
Me thirrjen “Drejtësi, jo korrupsion”, protestuesit janë mbledhur përpara zyrave të qeverisë në kryeqytetin rumun, por edhe në qytete të tjera si Cluj dhe Isai.
Parlamenti i Rumanisë ka në plan të aprovojë një sërë ligjesh që sipas manifestuesve do ta vënë sistemin e drejtësisë nën një ndikim më të madh politik. Mijëra prokurorë rumunë, por edhe Komisioni Europian dhe presidenti Klaus i kanë kritikuar propozimet e reja.