Guvernatori i shtetit Uiskonsin ka thirrur Gardën Kombëtare për të mbrojtur rendin, ndërkohë që situata në qytetin Kanosha në këtë shtet është rënduar, me përhapjen e protestave dhe akteve të vandalizmit.
Grupe protestuesish janë mbledhur të revoltuar ndaj asaj që e shohin si.
Një afrikano-amerikan është shtruar në spital në gjendje të rëndë, pasi u qëllua disa herë në shpinë, ndërsa ishte ndaluar nga policia. Incidenti i së dielës ka rezultuar në situatë të tensionuar dhe protesta në skenën e ngjarjes.
Incidenti u regjistruar në orën 17 në qytetin Kanosha, kur policia u thirr lidhur me një “zënkë në familje”. Sipas një deklarate të policisë, viktima, 29-vjeçari Jacob Blake, u dërgua në spital, menjëherë pas të shtënave.
Policia nuk ka dhënë shpjegime për incidentin, i cili po hetohej nga Departamenti i Drejtësisë i Uiskonsinit.
Një video që po qarkullon në median sociale dhe është transmetuar nga rrjete të ndryshme televizive tregon një burrë në moshë të re, duke ecur rrotull makinës në drejtim të anës ku ulet shiferi, i ndekur nga dy policë. Në video duket se një nga policët e qëllon disa herë, kur personi është i kthyer me shpinë. Sipas dëshmitarëve, në makinë ndodheshin 3 djemtë e mitur të viktimës.
Policia ka bërë thirrje për qetësi, duke i kujtuar publikut se pamjet në video nuk kapin kompleksitetin e rrethanave të incidentit.
Protestat e nxitura nga incidenti në Uiskonsin po përhapen edhe në qytete të tjera amerikane.