Qytetarët e Kosovës do të protestojnë sërish sot kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë duke filluar nga ora 17:00. Marshi protestues do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar.
Protestat po ndodhin pas publikimit të përgjimeve, ku protagonistë kryesor është kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ky i fundit ka thënë se nëse punësimi është shkelje ligjore, le të fillojnë hetimet dhe është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë.
Prokuroria ka formuar një Komision i cili është duke i shqyrtuar të gjitha përgjimet. Ndërsa, kryeprokurori ka premtuar që do të veprojnë në bazë të ligjit.