Sërish shtyhet vendimi për Haradinajn

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 09:37 | Nga

Sërish është shtyrë vendimi për ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së bëri të ditur se i është dhënë kohë Serbisë deri më 6 prill për dhënien e dëshmive të reja.

Ai këtë e quajti proces tërësisht politik dhe vendim turpërues.

Fillon seanca gjyqësore kundër Ramush Haradinajt

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca gjyqësore kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin e Haradinajt, pasi Serbia nuk ka arritur të sigurojë dëshmi që ta bindë drejtësinë franceze për ekstradimin në Serbi.

Në pritje të seancës gjyqësore për Haradinajn (Video)

 Së shpejti pritet të fillojë seanca gjyqësore kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin e Haradinajt, pasi Serbia nuk ka arritur të sigurojë dëshmi që ta bindë drejtësinë franceze për ekstradimin në Serbi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004 për krime lufte.

Dhjetëra qytetarë janë duke pritur jashtë Gjykatës në Colmar të Francës për të përkrahur ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1172527242844954/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme