Sërish të shtëna me armë në një aheng në Kosovë

Prishtinë | 08 Gus 2024 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse policia shpesh bën thirrje për të mos festuar me armë por me zemër, së fundmi në Kosovë, gjegjësisht në Vushtrri pati të shtëna me armë në një aheng familjar.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, rreth orës 18:18, policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin se ku ka pasur te shtëna ku dhe ishte një aheng, si provë materiale janë konfiskuar dy armë zjarri: një armë e modifikuar tytë shkurtër e tipit dhe një armë zjarri e llojit pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi i dyshuar B.M. 32 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndërkohë në Skenderaj ka pasur poashtu të shtëna me pushkë gjuetie.

“Ndërsa rreth orës 18:45 ne Skenderaj njësitet policore kanë konfiskuar një armë tytë gjatë-pushkë gjuetie, pas pranimit të informatës se i njëjtit e kishte shtënë me këtë armë. Personi i dyshuar Xh.K. 49 vjeçar është arrestuar, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj personave të dyshuar në fjalë, janë iniciuar rastet për veprat penale: “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”, njofton tutje policia.

Të ngjashme