Servisi i makinave përfshihet nga zjarri në Fushë Prezë

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Fushë Prezë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe zjarrfikëset kanë mbërritur për të shuar flakët.

“Rreth orës 14:00, në Fushë Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Të ngjashme