Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme për marrëveshjen me Serbinë.
Ai ka paralajmëruar se Prishtina zyrtare do t’i nënshtrohet një presioni për të arritur një marrëveshje me Beogradin para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.
“Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Ndaj tyre do të ushtrohet presion për të arritur ndonjë rezultat para zgjedhjeve në Serbi, dhe kjo nuk është në dobi të tyre”, ka thënë Serwer për RTA, transmeton Gazeta Express.
Teksa ka folur për marrëveshjen, Serwer ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së korrigjimit të kufijve, dhe sipas tij një marrëveshje potenciale nuk duhet të prek integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se mos liberalizimi i vizave për kosovarët është vendim më i keq se ai i mos hapjes së negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Sipas Daneiel Serwer çështja e liberalizimit të vizave ka ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.