Eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“Demokracia liberale kërkon opozitë për ndërrimin e pushtetit. Po them opozita kushtetuese, sepse Kosova ka dy grupacione antikushtetuese, Lista Serbe dhe Vetëvendosje”.
“Nuk është hera e parë që e ka thënë këtë. VV dëshiron referendum për bashkim me Shqipërinë që ndalohet me kushtetutë. VV i pëlqen Lista Serbe, por po luajnë në fushën tjetër të lojës, shihet qartë, me Listën Serbe është më vështire”.
“Është e vërtetë për VV se po luhet në fusha të ndryshme të lojës. Ndryshimi i pushtetit me forma që nuk e pranon kushtetutë është shumë e vështirë. Lista serbe dhe VV një dite do ta pranojnë marrëveshjen fundamentale që është kushtetuta dhe të vijnë në pushtet”.
Serwer këto komente i bëri në Prishtinë gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?
Ai më tej ka shtuar se Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim.
“Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim, dhe për këtë duhet të keni afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdha”.
Xhelal Sveçla, nga VV duke iu përgjigjur Server tha se s’ka dilema që VV e pranon shtetin e Kosovës, por kushtetuta nuk është Bibël as Kuran që të mos ndryshohet.
“Fatkeqësia e Kosovës është se ende po krahasohemi me vitin 1999, s’po krahasohemi me 2008. S’ka dilema që VV e pranon shtetin e Kosovës por nuk do të thotë që ti pranojmë të metat nga ky proces, kushtetuta nuk është Bibël as Kuran që të mos ndryshohet. Kjo është kërkesa fondamentalë e LVV-së. kushtetuta nuk lejon krijimin e ushtrisë”.
Serwer tutje ka thënë se Ballkani dështimet qeveritare janë gjërat e fundit që u bien ndërmend në Administratën e ShBA-së. Me gjithë këtë, sipas Serwer zvëvendëspresienti Pence ka intervenuar në mënyrë konstruktive që të mbështesin aspiratat dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Nuk duhet të habiteni kur them se Ballkani dhe dështimet qeveritare janë gjerat e fundit që u bien në mend në administratë. Zvëvendëspresienti Pence dhe ish-këshilltari i sigurisë kanë intervenuar në mënyrë kontruktive që mbeshtesin aspiratat e Kosovës dhe integritetin territorial. Edhe në administatrën e Obamas ka pasur interesim të vogël për Ballkanin. Evropa po merret me krizën e vet. Ajo ka qenë e prekur nga refugjatët dhe terrorizmi”.
Serwer ka theksuar se ShBA-ja e ka shkruar Kushtetutën e Kosovës dhe sipas tij është përpjekur që të shmangen gabimet sikur në Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës siç është ndarja e pushteteve.
Eksperti amerikan ka komentuar dhe raportin e Komisionit Evropian për të cilin tha se nuk është krejt pozitiv, derisa theksoi se është koha që Kosova të shikojë se çka i mungon në rrugën drejt BE-së.
“Amerika ka shkruar Kushtetutën e Kosovës dhe ka pasur përpjekje të shmangen problemet si në Bosnje, siç është ndarja e pushteteve. Raporti i Progresit për Kosovën është ashtu ashtu, jo krejt pozitiv. Kosova ka pasur probleme të brendshme, është koha të mendojë për rrugën përpara, cilat copëza të mozaikut mungojnë drejt BE-së”.
Serwer ka thënë se është shumë e rëndësishme për Kosovën që të krijojë një sistemi gjyqësor që trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, si shqiptarët ashtu edhe serbët dhe të tjerët.
Ai ka shtuar se çelësi për formimin e Ushtrisë së Kosovës është gjetja mbështetja serbe.
“Ska asgjë më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës sesa krijimi i një sistemi gjyqësor që trajton të gjithë njëjtë, shqiptarët serbët e të tjerët. Per ushtrinë çelësi është të gjendet mbështetja serbe. Pyetja është nëse asociacioni, ushtria dhe OKB-ja të arrihet me një marrëveshje. Ata po e bllokojnë rrugën tuaj drejt progresit. Serbia për tu kualifikuar për në BE i duhet të vendos me Kosovën deri vitin e ardhshëm”.
Sipas Serwer kur flitet për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ajo shihet si ndarje dhe shkëmbim territoresh. Eksperti amerikan ka deklaruar se kjo ide është katastrofike sepse do t’i humbte shpresat për anëtarësim në NATO e BE.
“Kur flitet për marrëveshje shihet si ndarje, ndarja është katastrofike, shkëmbimi territorial do të shkaktonte aspirata në Maqedoni dhe vende të tjera. Rezultati do të ishte spirale te poshtë dhe do t’i humbte shpresat për anëtarësim në NATO e BE, prandaj e quaj ide katastrofave, jo vetëm të keqe”.
Serwer ka shtuar se çështja e demarkacionit ka qenë sfidë e vogël dhe se Kosovën do ta presin probleme shumë më të mëdha në të ardhmen.
“Duhet të siguroheni se jeni ne linjë me BE-në dhe ShBA-në. Vendet e vogla kanë nevojë për miq të medhenjë. Ka sfida të mëdha, e keni parë demarkacionin, ky ka qenë problem i vogël me ato në të ardhmen”.