Sesion virtual i drejtpërdrejtë: Promovimi i franchising (franshizimit) si model biznesi në Kosovë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë, do të organizojnë një sesion të drejtpërdrejtë virtual për të promovuar franshizimin (franchising) si një model biznesi në Kosovë dhe për të inkurajuar ndërmarrësit ekzistues dhe ata të ardhshëm që të konsiderojnë shfrytëzimin e këtij modeli.

Franshizimi (Franchising) ka ndikime të dukshme ekonomike, duke përfshirë prodhimin dhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e bazës tatimore, modernizimin ekonomik, përshtatjet në bilancin e pagesave, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndihmën në zhvillimin e fuqisë punëtore.

Për këtë sesion virtual, janë ftuar përfaqësues të dhënësve të franshizës (franchisors) ekzistues dhe marrësve të franshizës (franchisees) në Kosovë, përfshirë Burger King, KFC, SushiCo dhe Green and Protein.

Qëllim i panelit është të informojë publikun e gjerë, duke përfshirë sektorin privat, OJQ-të, Mediat dhe palët e tjera të interesuara rreth franshizimit dhe potencialit për zhvillimin e mëtejmë të këtij modeli të biznesit në Kosovë.

Sesioni virtual është caktuar për të enjten, më 12 nëntor 2020, duke filluar nga ora 10:00. Sesioni pritet të zgjasë për një maksimum prej 2 orësh.

Mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqet vijuese në Facebook:

AmCham: https://www.facebook.com/AmChamKosovo

EkonomiaOnline: https://www.facebook.com/EkonomiaOnline 

Telegrafi: https://www.facebook.com/telegraficom

Pas transmetimit të drejtpërdrejtë, videoja e përhershme e këtij sesioni virtual do të postohet në faqen e OEAK në Facebook.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë sesion virtual dhe të mësoni më shumë rreth franshizimit dhe mundësive për zhvillimin e mëtejmë të këtij modeli të biznesit në Kosovë.

Të ngjashme