Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës, nis punimet në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 09:37 | Nga Gzim Mujaj

Ka filluar të martën punimet Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të këtij sesioni në ora 09:00 është mbajtur Konferenca e Kryetarëve (Presidentët dhe Sekretariati Administrativ) e cila ka qenë e mbyllur për media.

Ndërsa, nga ora 10:00 është mbajtur Seancë solemne e hapjes në të cilën morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

ARE do të vazhdoj punimet edhe ditën e nesërme.

Të ngjashme