Setien: Kemi mungesa në sulm, duhet ta pushoj Messin

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Quique Setien është duke parashikuar telashe të mëdha për skuadrën e Barcelonës.

Lëndimet në kampin katalan kanë bërë që skuadra të ketë shumë mungesa, sidomos në fazën e sulmit, ku emrat kryesorë si Ousmane Dembele e Luis Suarez janë të lënduar.

Setien e di se skuadra do të ketë telashe me fazën e sulmit, sidomos kur të jetë koha për Lionel Messi që të ketë pak pushim.

“Messi është si të gjithë lojtarët tjerë, di se çfarë mund të bëjë dhe çfar nuk mund të bëjë” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai është në fushën e blertë është sepse ai është gati të jetë. Ai është mirë, nuk ka ndonjë problem. Sikur për secilin lojtar, do të jetë koha kur ne duhet ta pushojmë atë” ka thënë tutje trajneri.

Lionel Messi është aktualisht bartësi kryesor i lojës së Barcelonës, i ndihmuar nga emra si Ansu Fati e Antoine Griezmann. Mungesa e Messi në fushën e blertë do të jetë hendikep i madh për kampionët e La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme