Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka pranuar se ai nuk do ta ketë problem të zëvendësohet në pozitën e trajnerit të Barcelonës nga ish-mesfushori legjendar, Xavi Hernandez.
Ish-trajneri i Las Palmas dhe Real Betisit, Quique Setien, u emërua në pozitën e trajnerit të Barcelonës si zëvendësues i Ernesto Valverdes në janar, pasi Xavi e kishte refuzuar këto post.
“Le të shpresojmë se Xavi eventualisht do të vijë dikur dhe do të bëjë punë të mirë”, ka thënë Setien, në një intervistë të dhënë për El Larguero.
“Unë e kam adhuruar që një kohë Xavin dhe çdo lojtar tjetër të mrekullueshëm”.
“Nëse unë do të duhet të shkojë dhe ai të vijë, atëherë s’është aspak problem. Kështu e ka bota e trajnerëve”.
Setien gjithashtu zbuloi se ai kishte qenë paksa i habitur kur i ishte kërkuar nga Barcelona ta merrte postin e trajnerit në Camp Nou.
“Në ditët para se Barcelona të më telefononte, unë isha gati të largohesha për t’u bërë trajner në Egjipt”, shtoi Setien.
“Do të isha bërë trajner i Barcelonës falas. Epo, ndoshta jo për falas, por në pothuajse çfarëdo rrethane”.
Josep Maria Bartomeu, presidenti i klubit, ishte kritikuar për mënyrën se si e kishte zgjidhur problemin e gjetjes së një zëvendësuesi për Valverden, mirëpo Setien ka thënë se nuk e ka asnjë problem me të.
“Unë shpresoj që ai do të mundë ta përfunojë mandatin e tij si president. Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të dhe flasim shpesh”, tha Setien.
“Ai na e ka sqaruar të gjithë situatën neve në staf dhe lojtarëve… ne u besojmë”. /Gazeta Express/