Në Qeverinë e Spanjës nuk besojnë se tifozët do të lejohen në stadiume në fillim të stinorit të ri të La Ligës.
Sezoni i futbollit spanjoll, 2020/21, pritet të nisë më 12 shtator.
Situata do të përcillet edhe në javët e ardhshme por momentalisht nuk ka optimizëm se tifozët do të jenë të pranishëm në stadiume në fazën e hershme të garës.
Futbolli spanjoll rifilloi në qershor për ta përfunduar kampionatin, e që u cilësua i suksesshëm. Tifozët nuk u lejuan të rikthehen në stadiume për shkak të situatës me COVID-19.