Sezoni pranveror i muzikës te Lumbardhi

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Lumbardhi ka kënaqësinë të prezanton sezonin pranveror të muzikës Lumbardhi n’Behar, i cili fillon më 7 prill 2019. Programi evolon nga sythi në lule, duke lulëzuar në programin e fundit të pranverës në mbrëmjen e 21 qershorit. Para rijetësimit të Kino Bahçes, Lumbardhi n’Behar do të kremton pranverën në Prizren, dhe paralajmëron një institucion gjithnjë-në-zhvillim dhe programet e tij në ardhje.

Informatat për bileta do të publikohen së shpejti.

PROGRAMI:

7 Prill, e diel, 21:00

Suuns

Përcjellur nga Scattered Clouds

Katërshja eksperimentale nga Montreali –  Suuns i përbërë nga Ben Shemie, Joe Yarmush dhe Liam O’Neill, janë të njohur gjerësisht për shfaqjet e tyre të zjarrta me një përzierje të krautrock, post-punk dhe rock-shoegaze. Për më shumë se një dekadë, grupi jo vetëm që ka krijuar një tingull të vecantë, por edhe një estetikë relativisht minimaliste kur vjen puna për të marrë idetë e tyre në studio dhe kur vijnë me një album të ri. Albumi i tyre i fundit fantastik “Felt” nuk bën përjashtim, dhe ne jemi shumë të lumtur që ata do t’a performojnë atë në paraqitjen e tyre të parë në Kosovë.

Grupi i errët, eksperimental Scattered Clouds do të hapin mbrëmjen me zërin e tyre të romantizmit post-apokaliptik.

19 Prill, e premte, 21:00

Chrysta Bell

Përcjellur nga Blerta Kosova

Këngëtarja dhe kompozitorja Chrysta Bell, e njohur gjerësisht për punën e saj bashkëpunuese me regjisorin David Lynch, përfshin elemente dinamike teatrale dhe kalon disa stile muzikore në përvoja të paharrueshme të performancës. Bashkëpunëtorja e Lynch ka prodhuar muzikë së bashku me regjisorin e filmit, si dhe luajti në ringjalljen e Twin Peaks në 2017. Bell do të interpretojë këngë nga albumi i saj i fundit “Feels Like Love” në vizitën e saj të parë në Kosovë. Muzika e re e paraqet artisten në një territor më të errët, me ndikime të new wave, postpunk dhe disko. Si gjithmonë, dërgesat e saj të fuqishme dhe të dallueshme të kontraltos janë të qarta.

Vajza jonë e veçantë Blerta Kosova do të hapë mbrëmjen me performancën e saj eksperimentale elektronike nga albumi “Reflections” me akustikë sentimentale dhe sensacione intensive e ëndërrimtare.

3 Maj, e premte, 21:00

Jakuzi

Përcjellur nga Ygretmen & Karamucho

Avangardët e synth-wave Jakuzi nga Stambolli janë një trio që inkorporojnë dream pop dhe dark wave në muzikën e tyre. Albumi i tyre debutues i vitit 2017 ‘Fantezi Müzik’ me inovacionin dhe romancën e new wave, ofron një ikje nga realiteti i ashpër. Në Prizren, Jakuzi do të interpretojnë këngë nga albumi i tyre i fundit “Hata Payı. Duke trajtuar çështje si dashuria, zemërimi dhe tjetërsimi, gjurmët e tyre bëhen gjerësisht të kapshme përtej audiencës lokale.

Djemtë e Prizrenit, Ygretmen dhe Karamucho, do ta mbajnë ndejën mirë në orët e pas-koncertit. Presim post-punk, punk garazh, rockabilly dhe psychobilly punk blues.

21 Qershor, e premte, ora 21:00

Nouvelle Vague

Përcjellur nga Agona

Është përvjetori i pesëmbëdhjetë i Nouvelle Vague! Kjo do të thotë festë, një festë botërore me ne në të!

Me pesë albume dhe koncerte të shumtë në portofolin e tyre, Nouvelle Vague del në rrugë me një turne botëror, tërësisht unplugged dhe super 2019, me prodhime nga 2018 dhe kthim në gjurmët e tyre të vitit 2004. Kitarat akustike janë, tastiera, dhe dy vokaliste të reja do të interpretojnë këngët më ikonike te grupit.

Agona rikthehet në Prizren me këngë të reja dhe një rimishërim të jazz dhe blues për ta hapë mbrëmjen e fundit të sezonit.

Të ngjashme