Sfidë arsimi i politizuar, Bytyqi thotë se do të ndryshojë zgjedhja e drejtorëve në shkolla

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së ka organizuar tryezën me temën “Arsimi cilësor në Kosovë”. Në këtë tryezë u tha se politizimi i arsimit, vazhdon të mbetet njëri ndër problemet kryesore që po e përcjellë sistemin arsimor të vendit, raporton Ekonomia Online.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se reformat në arsim janë të nevojshme, ani pse i ka vlerësuar të vështira.

Sipas Apostolovas, për arsimin janë bërë investime të dukshme të financuara nga BE-ja. Ajo pohon se grantet do të rriten edhe më tutje për sistemin e arsimit kosovar.

“Duam të kthejmë fokusin tek arsimi duke ditur se arsimin cilësor është krucial për të ardhmen e Kosovën me qëllim që të rinjtë të jenë konkurrent në tregun evropian. Ka tri shtylla. Reforma sipas agjendës evropian dhe një tjetër për reformën ekonomike dhe arsimin ka filluar te ketë rendësi 60 milionë euro kemi investime dhe po përpiqemi ta rrisim në 12 milionë deri 13 milionë”, tha Apostolova.

Shefja e BE-së në Kosovë përmendi si sfiduese mungesën e kurrikulave.

“Rasti më i dukshëm është rasti në korruikul është diskutuar qe një dekadë dhe një brezë i tere kanë kryer shkollimin duke mësuar në tekste që kanë gjuhë diskriminuese dhe mësuesit nuk kanë ditur aplikimin e korruikulës për shkal të mungese se infrastrukturës. Duhet të ofrojmë një platformë që të gjithë në këtë sektor ti dëgjojnë sfidat dhe të përmirësojnë gjendjen e tanishme ne do iu informojnë çka kemi bërë gjatë këtyre viteve”, tha Apostolova

Se gjendja e arsimit nuk ka qenë e mirë dhe përballet me sfida, e thotë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Ky i fundit, tha se janë bërë analiza të thella që të përmirësohet gjendja, çka për të cilën sipas tij, ministria që udhëheqë është duke punuar.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për gjendjen në arsim e në vend dhe kemi qenë të përkushtuar dhe të kujdesshëm që të gjitha veprimet që do ti bëjmë si akterë të përbashkët të jenë veprime të sakta në mënyrën që mos të ketë eksperimente që mund të jenë të dështuara. Mirëpo vetë fakti qe ne e kemi pranuar që gjendja në sistemin arsimor nuk ka qenë e duhur dhe janë hapur hapa të cilat janë dituar që duhet ti marrim për ndryshim dhe këtë e kemi bërë duke filluar në të gjithë sistemin arsimor në të gjitha nivelet, duke filluar nga ai para fillor dhe arsimi i lartë”, tha Bytyqi.

Bytyqi përmendi edhe sfidat të tjera, ndër to trajnimet e mësimdhënësve dhe njerëzit jo kompetent të cilët menaxhojnë me shkollat, sipas tij, të cilët kanë qenë të përzgjedhur politikisht.

“Sfidë mbetet qe ti trajnoj mësimdhënës ti trajnojmë me kompetencën e dhenë si dobësi e karrierës se mësimdhënës e kanë qenë trajnime që kanë qenë e pakontrolluar kemi marr vendim që të gjitha trajnimet të jenë zyrtare ne si ministri dhe niveli komunal do identifikojmë nevojat e domosdoshme për trajnimin e mësimdhënësve dhe në këtë forme do arrijmë një sukses. Dobësi tek pjesa parauniversitare kemi të bëjmë me qeverisjen në shkolla nuk kemi njerëz kompetent për ti drejtuar shkollat dhe kryesisht ka pasur përzgjedhje politike kemi marr hapa që sa më shumë ti depolitizojmë shkollat jemi në finalizim të udhëzimit administrativ të përzgjedhjes së drejtuesve te shkollave ku edhe prindërit do vendosin për drejtorin e shkollës”, shtoi Bytyqi.

Për politizimin e arsimit foli edhe deputeti i Vetëvendosjes, njëherësh kryetar i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi. Fajin për politizimin e arsimit, ia la të gjithë akterëve në politikë, duke përfshirë edhe vetën.

“Një ndër çështjet që përmendet është nevoja për më shume buxhet por kësaj duhet ti shtohet edhe nevoja për menaxhim më të mirë të buxhetit sepse shpesh në Kosovë ndodhë që buxheti mos të mungon por menaxhimi te mos jetë ai i duhuri dhe duhet të ketë mjete të çështjeve terciale dhe për ngritje të cilësisë ato të mungojnë. Çështja e dytë shumë e rëndësishme është depolitizimi për të cilën foli ministri dhe do të flasin të gjithë. Të cilët natyrisht që të gjithë kemi gisht në politizimin. Të gjithë e dimë që politizimin i arsimit është mënyra më e keqe që e dëmtojnë arsimin. Jemi të vetëdijshëm që e dëmtojmë arsimin me politikën në përgjithësi. Por ne fushatën elektorale përherë votave ju japim prioritet në krahasim me cilësinë e arsimit dhe ky është problemi kryesor se nuk jemi në gjendje të kuptojmë se arsimi është më i rëndësishëm se votat”, tha Kurteshi.

Të ngjashme