Presidenti Thaqi dhe Kryeministri Hoti, ishin dy protagonistët që u rastisi të jenë pjesë e “figurave të shahut” të lojës ndërmjet BE-së dhe SHBA-së.
Shtrohet pyetja se cili nga lojtarët BE-ja apo SHBA-ja luajti me figurën e “Mbretit” dhe ndryshoi lojën e kundërshtarit?
Kjo përgjigje u dha me propozimin e aktakuzës ndaj Presidentit Thaqi nga BE-ja.
Dihet qartë se këta dy lojtarë SHBA-të dhe BE-ja janë dy lojtarë që nuk luajnë shpesh mes vete, por nëse luajnë, loja e tyre asnjëherë nuk është Ferplay.
Jo shumë kohë më parë, filloi të luhet kjo lojë “shahu”, dhe e gjitha bëhej në heshtje, pasi që gjithë vëmendja ishte diku tjetër, por kur SHBA-ja nisi lojën pa paralajmërim ndaj BE-së dhe zuri dy nga figurat që ishte duke i përdorur BE-ja, e në këtë rast ishte Kosova me dy lojtarët President – Kryeministër, qasja ndaj lojës ndryshoi.
Përderisa Ferplay mungoi nga SHBA-të, BE-ja vendosi të luaj më egër, për t’i kujtuar kundërshtarit se para vetes ka lojtarin e vjetër dinak. Ajo përdori aktakuzën dhe ktheu vetën në lojë.
Përparsia e SHBA-së me dy figura, shpejt u ra nga duart.
BE zuri “Mbretin” që në këtë rast ishte Presidenti Thaqi, dhe u prishi logjikën e lojës SHBA-së. Nuk shkoi shumë kohë BE-ja bëri lëvizjen tjetër. Kryeministri akoma ishte në lojë. Ai u ftua në takim nga BE-ja dhe siq duket i’u dha premtimi se së shpejti do ketë primatin e fituesit sa i përket liberalizimit të vizave.
Tani ka ndryshuar gjithqka në lojën e sigurtë dhe të fituar që e kishin SHBA-të. Barazimi apo Pat loja nuk i shkon për shtati Kosovës.
Kosova nuk mund të vazhdojë lojën e shahut pa kthimin e mbretit, që me anën e aktakuzës u hoq nga loja.
Kthimi në pikën zero ishte vendim i BE-së, dhe për të qenë një hap para SHBA-së, hapja e kufijve (liberalizimi i vizave) për Kosovën nga BE-ja shihet se do të jetë hapi i radhës.
Do të jetë interesant edhe lëvizja e radhës e lojtarit që njihet me lëvizjet e tij strategjike dhe afatgjate, që njëherit e bën të renditet e para në listën e fitoreve (SHBA).
Shpresojmë se kjo lojë ONLINE duke ruajtur distancën do të shërbejë një hap para për Kosovën, dhe cilido nga lojtarët që fiton për ne do të jetë ‘gomë shpëtimi’, ndërsa loja me barazim apo Pat aspak nuk i përshtatet adresës së Kosovës, pasi ndrrimi i lojtarëve dhe futja në lojë e të tretit do të ishte vetëm një lojë më shumë për ta, ndërsa për ne mbyllje shahu në dy anët me Kosovën brenda.
Lëvizjet e lojtarëve të shahut paraprakisht vështirë kuptohen, përveq kur ajo lëvizje është rruga e vetme e lëvizjes për vazhdimin e lojës.