Aleanca Kosovare e Bizneseve, në llogarinë e tyre në “Faacebook” kanë shkruar së samit i tretë i Diasporës mbarëkombëtar i organizuar nga Qeveria shqiptare mblodhi mbi 3000 pjesëmarrës nga Shqipëria Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës Europa dhe SHBA.
Kryetari i AKB-së zotëri Agim Shahini, tha se kontributi i Diasporës mbare shqiptar është 5 miliard euro në vite por prapëseprapë jemi vende me varfëri me të madhe në EU.
Qeveria shqiptare dhe ajo Kosovare nuk kanë strategji orientuese të investimeve dhe kapitalit të Diasporës tonë por sipas studimit të AKB-ës: 67% të investimeve shkojnë në blerje të patundshmërisë në vend që të shkojnë në sektorin prodhues dhe gjenerues të kapitalit.
Ne flasim shqip por konsumojmë serbisht, italisht e greqisht, shqiptareve ju mungon nacionalizmi ekonomik në fund, tha Kryetari Shahini.