Opinionisti Fitim Salihu, ka komentuar ardhjen në Kosovë të grupit fashist ‘Rijbla Corba’ që ishte planifikuar të performonte në Leposavic sonte në orë 20:00.
Salihu ka thënë se askush nuk reagoj për ardhjen e grupit serb Rijbla Çorba në Kosovë e për Goran Bregovicin që do të këndoj në Korçë, është sharë shteti i Shqipërisë.
“Linço Ramen per minishengenin, Albini ia heq taksen bllokave nga Serbia – mos guxo me fol. Shaj Shqipnine per Bregoviqin, vjen Ribla Çorba ne Kosove – çele guri gojen. #PatriotaMeBateria.
Duhet theksuar se bendi serb “Ribilja Cobra” nga Serbia, ka retorikë fyese e fashiste ndaj shtetit të Kosovës, e deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës për ardhjen e tyre në Kosovë.