Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar heronjët Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës në 24 vjetorin e rënies së tyre.
“31 janari i vitit 1997 në kalendarin e historisë sonë kombëtare shënon njërën nga ditët prej më heroikeve: rënien e tre luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës”, ka shkruar Shala.
“Me vrasjen në pritë të Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, Serbia pandehu se e shkatërroi UÇK-në, por pikërisht kjo rënie u bë mobilizim për luftën e pashmangshme të armatosur”, shtoi ai.
“Sot, 24 vjet pas, UÇK-ja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, po vazhdon të përballet me drejtësinë e munguar”, përfundoi ai.