Shala: Buxhet i lartë por shpërputhje mes të hyrave dhe shpenzimeve

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 17:48 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se kryeministri do të duhej të ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të draft buxhetit për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Ai është shprehur se shpërpushja mes të hyrave dhe shpenzimeve edhe në vitin 2019 do të bëjnë që Kosova të futet në borxh.

“Qeveria nuk po arrin ti japë ligjit të buxhetit, para të mjaftueshme që do të thotë se janë në shpërputhje apo programi qeverisë nuk ka qenë i menduar mirë.  Ky buxhet është më i lartë kur e shprehim me shifra. Por si vitin e kaluar ka shpërputhje mes të hyrave dhe shpenzimeve. Kjo i bie se edhe në 2019 ne do të shpenzojmë më shumë se që kemi. Kjo do të thotë se ne do vazhdojmë të krijojmë borxhe apo edhe më keq ne do vazhdojmë të punojmë me ato që nuk i kemi”, tha Shala.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/305569316960416/

Të ngjashme