Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, është takuar me shtabin e degës së kësaj partie në Skenderaj, duke thënë se ata janë më të gatshëm se kurrë për këtë proces zgjedhor.
“Sot në Skenderaj në vendlindjen e prindërve të mij, bashkë me kryetarin e rinisë z. Xhemajl Hazizi takuam shtabin e degës së NISMA-së Socialdemokrate të cilët ishin më të gatshëm se kurrë për këtë proces zgjedhor”, shkroi Shala.
Tutje ai tha see entuziazmi i tyre për punë, për t’u dal në mbrojtje qytetarëve e vlerave kombëtare, ishte i pashoq.
“Ne jemi të bindur se projekti ynë për mbrojtjen e shtetit dhe vlerave kombëtare është i duhuri dhe i domosdoshëm për Kosovën, andaj edhe do ja dalim. Aq më tepër me struktura dhe me rini të tillë”, shtoi ai.
Mes tjerash, Shala tha se secila mbështetje për projektin e Nismës, edhe ato kolektive e edhe ato individuale janë tejet të rëndësishme për ta.
“Por, mbështetja e shokëve, miqve e bashkëvendasve të prindërve të mij, më bën të ndihem dyfish i nderuar.”, përfundoi ai.