Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Arben Çitaku, pritën në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi.
Në takim u bisedua për koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në zgjidhjen e problemeve, me theks të veçante u bisedua çështja e ndërtimit të hidrocentraleve. Po ashtu bashkëbiseduesit u dakorduan që me vëmendje do të trajtohen ankesat dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane, rreth ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit, në rajonin e Prizrenit.
“Kontaktet dhe bashkëpunimi me përfaqësuesit dhe banorët e asaj ane do të vazhdojnë duke zhvilluar konsulta të vazhdueshme, , thuhet në një komunikatë të MMPH-së, të lëshuar pas takimit.