Shala diskuton me noterët për Ligjin e Kadastrit

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 13:45 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, priti sot në takim  kryetaren e Odës së Noterëve të Kosovës Arbena Shehu.

Në takim u bisedua për procesin e hartimit të Ligjit të ri për kadastër dhe mënyrën e adresimit në këtë ligj të problemeve që hasin noterët në punën e tyre.

Shala vlerësoi lartë punën e noterëve në funksion të sigurisë juridike për qytetarët dhe bizneset.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi i mëtejmë në fushat me interes në sektorin e kadastrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme