Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka takuar përfaqësuesit e Swiss Cooperation Office, Soland Bernhard dhe Ardiana Efendija-Zhuri.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin e ujërave dhe ndryshimeve klimatike.
Shala në këtë takim ka shprehur falënderimin e tij për Qeverinë zvicerane dhe për ndihmën që kanë ofruar për Republikën e Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.
Po ashtu, Shala shprehu gatishmërinë e tij për vazhdim të bashkëpunimit për projektet që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet konkrete ku MMPH dhe Swiss Cooperation Office mund të bashkëpunojnë.