Shala: Duhet të rishikohen komplet politikat mjedisore

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 10:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është diskutuar për gjendjen e rëndë sa i përket cilësisë së ajrit në vend.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka thënë se do të merren masa konkrete për një plan sesi të zbutet kjo gjendje e cila është quajtur alarmante.

“Mendoj se ne si Qeveri duhet të kemi një plan të rishikimit komplet të politikave mjedisore në raport me vendin tonë. Ka hapësirë në përmirësimin e dukshëm të legjislacionit dhe kemi pengesa të mëdha në një pjesë të zbatimit të këtij legjislacioni ku preket kryesisht sektori i mjedisit”, tha Shala duke shtuar se krijimi i Ekofondit, do të përmirësonte dukshëm shërbimet e kësaj ministrie e të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mjedisit në përgjithësi.

 

Të ngjashme