Mbrëmë në ambientet e Restaurant “Trofta” ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, me bashkëpunëtorë, zhvilloi takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë Maryse Daviet, e cila përfundon misionin e saj në vendin tonë.
Në një takim tejet miqësorë u diskutua lidhur me projektet e Qeverisë franceze në Kosovë, me theks të veçantë në Komunën e Prishtinës dhe projektet tjera të cilat ndërlidhen me trashëgiminë natyrore.
Me këtë rast Shala shprehu falënderimin dhe konsideratën e lartë për kontributin e Qeverisë franceze në përkrahje të Kosovës me projekte të ndryshme, veçmas MMPH-në, si dhe çmoi lartë rolin përkrahës dhe konstruktiv të Ambasadores Daviet gjatë kohës sa shërbeu në Kosovë.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që projektet në vazhdim të realizohen në frymën e njëjtë, si dhe bashkëpunimi të vazhdojë si deri më tani.