Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, e ka pyet kryeministrin Albin Kurti se pse rezoluta e propozuar është e nënshkruar nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Po e pyes kryeministrin a është projekt rezolutë projekt propozim i Qeverisë, sepse në fund të tekstit është emri i shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Kurse Kurti është përgjigjur, duke thënë se rezoluta është e të dyve dhe se s’dallojnë asnjë pikë në qëndrim.
“Është edhe e imja edhe grupit parlamentar, dhe kemi vënë firmën e njërit, pikërisht që të mund të diskutohet me grupet parlamentare, për versionin final”.