Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet vendimi i Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike, e ka cilësuar si të këtë vendim si të vonë, raporton Ekonomia Online.
Shala shtoi se në seancën e kaluar kanë kërkuar që vendi të shpallë gjendjen emergjente energjetike
“Është e vërtetë që në seancën e kaluar ne e kemi kërkuar një vendim të tillë, por sot para nesh e kemi një vendim shumë të vonuar”.
“Do të duhej të ishte i planifikuar që në vjeshtën e hershme e do të na shoqëronte me një arsyetim me të thukte për sfidat e rrethanat që ne sot të pajtoheshim apo jo për një krizë emergjente”.
“Kërkuam që vendi ta shpallë mbi bazën e fakteve dhe veprimeve që janë ndërmarr paraprakisht”, ka thënë ai.
“Ky vendim duhet të kthehet dhe të diskutohet edhe më gjerësisht. Ju vetëm po e legalizoni. Po doni t’i mbroni disa operatorë turk dhe këtë nuk mund ta mohoni”, ka thënë Shala.