Shala: Familja Deliu janë shëmbëlltyrë e luftës dhe shpresës

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala, gjatë takimit me Imer Deliun, e ka quajtur shëmbylltyrë të qëndresës, luftës dhe shpresës.

“Me Imer Deliun – njeriun që është shëmbëlltyra e qëndresës, e luftës dhe shpresës” ka thënë Shala

Mes tjerash Shala kujton masakrimin e 23 antarëve të familjes Deliu.

Posti i plotë:
Kur Serbia gjakatare vrau dhe masakroi 23 anëtarë të Familjes Deliu në Abri të Drenicës, më 26 shtator të vitit 1998, Imer Deliu nuk u dha, as nuk u dorëzua. Përkundrazi, ai vazhdoi luftën edhe më i vendosur, bashkë me shumë trima të tjerë nga Abria heroike.
Vetëm zemra e Imer Deliut e di se si është të luftosh dhe të shpresosh në ato ditë dhe javë të ngrysura pas masakrës së Abrisë. Edhe pse iu vranë të gjithë anëtarët e familjes, Imeri nuk i vrau shpresat brenda shpirtit të tij, por bashkë me UÇK-në rilindi shpresa të reja, shpresa për jetë dhe për liri.
Edhe sot, shëmbëlltyra qëndrestare e Imer Deliajt na jep forcë dhe shpresë për beteja të reja, që të kemi një jetë më të mirë, në Kosovën tonë që e kemi paguar shumë shtrenjtë.
Ferat Shala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme