Suedezët të interesuar për investime në fushën e Mjedisit

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 15:37 | Nga

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala me bashkëpunëtorë, priti sot në takim Victoria Rikede, Drejtoresha e kompanisë Suedeze VR Holding AB dhe Shkelzim Murtezi, Drejtorin Gjeneral për Evropën Juglindore të “Esc International GmbH”.

Mysafirët shprehën interesimin e tyre për investime në fushën e Mjedisit, me theks të veçantë në investim në riciklimin e mbeturinave. Mysafirët u shprehën se me këtë investim mund te prodhohet energjia, biogas, biodiezel dhe ngrohje.

Me këtë rast Shala pasi njoftoj mysafirët me infrastrukturën ligjore në fushën e Mjedisit, si dhe procedurat e nevojshme për aplikim, po ashtu shprehu gatishmërinë e Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe informacionet e nevojshme për investime në fushën e Mjedisit.

 

Të ngjashme