Kryeministri Albin Kurti është sharë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sipas pamjeve, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, dëgjohet duke përdor sharje ndaj Kurtit. Ai u dëgjua pasi iu dha fjala kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta marrë fjalën. Shala e Abdixhiku ulen afër njeri-tjetrit në sallën e Kuvendit.
“Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”…u tha gjatë seancës ku Kryeministri Kurti po raportonte rreth Marrëveshjes se Ohrit.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, thotë se kjo u tha nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.
“Niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala. Dëgjojeni”, ka shkruar Manxhuka.