Shala i LDK-së: Udhëheqësit shtetërorë të na qartësojnë cilat janë kushtet për anëtarësimin në KiE

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për Front Online se presidentja, kryeministri, por edhe kryeparlamentari duhet të qartësojnë se cilat janë kushtet dhe se a janë shtuar kërkesa të reja.

“Mendoj se Presidentja dhe, sidomos, Kryeministri duhet të qartësojnë se cilat janë kushtet dhe se cilat do të ishin pasojat e mospërmbushjes së tyre. Ata të dy dhe kryetari i Kuvendit kanë bërë zotime të përbashkëta, prandaj duhet të sqarojnë se a janë të mjaftueshme zotimet e tyre apo u janë shtuar edhe kërkesa të tjera. Nga sa kemi parë, vende të rëndësishme, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar të ndërmerren hapa konkret për miratimin e draft statusit të Asociacionit, vërtetë të autonomisë politike territoriale të serbëve të Kosovës”, tha Shala.

Dhe në rast të mosanëtarësimit të Kosovës në KiE, Shala thotë se procesi i anëtarësimit do të shtyhet për së paku një vit.

“Nëse Kosova nuk do të anëtarësohet tani në Këshillin e Evropës, anëtarësimi do të shtyhet për së paku një vit”, tha ai.

Të ngjashme