Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, tha se votuesit e fshatit Llapushnik janë me çlirimtarët dhe shtetndërtuesit.
“Llapushniku si çdo herë me çlirimtarët dhe shtetndërtuesit”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar.
“Llapushniku frymon çdo herë me hovet e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi Shala.
“Llapushniku sot është me #Rimëkëmbje dhe #FeratShala14”,përfundoi ai.