Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se më çështjen e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të sfidohet vetëm deputetët.
“Kryeministri i Kosovës ka plotësisht të drejtë se në këtë çështje sprovohemi të gjithë, por ai është i pari që do të sprovohet”.
“Si do të votoni ju kryeministër, partia juaj dhe partnerët. Si njeri që ndjek logjikën e institucioneve do të votojë çdo marrëveshje ashtu si ju do të votoni”, ka thënë Shala, duke iu drejtuar Haradinajt për demarkacionin.
Ai ka thënë se Haradinaj ka qenë kundërshtar i këtij procesi dhe tash si kryeministër nuk është dashur që atë ta votojë për ta dërguar në kuvend.
“Kryeministri vendimin duhet ta jepte vet jo të na e sjell ne në kuvend. Nëse kryeministri ka qenë kundër s’do të duhej të votonte projektligjin për marrëveshjen”, ka shtuar ai.