Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në vazhdimin e seancës së sotme të Kuvendit, i ka replikuar kryeministrit Kurti, i cili tha se pas 20 vjetësh, buxhetit të Kosovës po i ruhen dhjetëra milion euro në vit e se është ndalur gjakderdhjen financiare në veri të vendit, raporton EO.
Duke ia përmendur konkursin në KEK, Shala ka thënë se përkundrazi gjakderdhja financiare ka vazhduar. Shala ia ka përmendur edhe ndarjen e miliona eurove KESKO-s dhe KEK-ut.
“Ju po e vazhdoni gjakderdhjen financiare në sektorin energjetik. Ju po e vazhdoni gjakderdhjen edhe me tendera në KEK. Ju keni kthyer në punë këshilltarë tuaj që kanë marrë 24 paga. Gjakderdhjen po e vazhdon kryeministri, situata është e keqe. Ke shpall tender që nuk mund të realizohet deri në vjeshtë. Trustin nuk je duke ua paguar punëtoreve të Trepçës. Kthehu dhe kërko falje për të gjitha që i ke thënë. Të gjithë i ke ushtrues detyre”, tha ai.