Personi i dytë më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Facebook, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka premtuar se LDK-ja do ta hapë një faqe të re të veten dhe të Kosovës.
“Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh”.
“LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”.