Shala: Media–proxy të Beogradit po tentojnë të fshehin edhe himnin e Kosovës për të ushqyer narrativën serbe në veri

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka reaguar ndaj një mediumit si “proxy informativ të Beogradit”, duke thënë se ky medium ka tentuar të mohojë edhe intonimin e himnit shtetëror të Kosovës në veri, pavarësisht se videoja e publikuar e dëshmon qartë këtë moment. 

Shala paralajmëron se veprime të tilla janë pjesë e një fushate të qëllimshme për të ushqyer narrativat politike të Serbisë dhe për të minuar institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, deformimi i fakteve lidhur me simbolet shtetërore është pjesë e një mekanizmi të influencimit politik që bashkëvepron me strukturat e drejtuara nga Lista Serbe në komunat veriore. 

Ai kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe hetim të plotë financiar e operativ ndaj mediave që veprojnë nën ndikimin e Beogradit.

Postimi i plotë: 

⛔️ Media-Proxy e Beogradit Tentojnë të Fshehin Edhe Himnin e Kosovës për të Ushqyer Narrativën Serbe në Veri.

Edhe kur faktet janë të padiskutueshme, propaganda e Beogradit përpiqet t’i zhbëjë. Mediumi në fjalë, i pozicionuar hapur si një proxy informativ i Serbisë, mundohet me çdo mjet të relativizojë realitetin në veri: 

Në videon ku intonohet qartë himni shtetëror i Kosovës, ata fabricojnë narrativën sikur një gjë e tillë s’ka ndodhur. 

❗️Qëllimi është i qartë — të ushqehet viktimizimi politik i kryetarëve në veri dhe të krijohet alibi për strukturat që udhëhiqen nga Lista Serbe. Devalvimi i simboleve shtetërore nuk është gabim mediatik; është instrument i një fushate të mirëfilltë influencimi.

📍Është i domosdoshëm një hetim i mirëfilltë institucional ndaj mediave që financohen direkt ose indirekt nga Beogradi dhe që operojnë brenda territorit të Kosovës. 

Këto struktura propagandistike paraqesin rrezik real për sigurinë kombëtare, duke ndikuar në perceptimin publik, duke deformuar faktet dhe duke vepruar si instrumente të ndërhyrjes hibride. 

✅️ Autoritetet e Kosovës duhet të verifikojnë burimet e financimit, aktivitetet editoriale dhe lidhjet operacionale të tyre për të parandaluar çdo cenim të rendit kushtetues dhe integritetit shtetëror të Republikës se Kosovës

Të ngjashme