Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të 4 dhjetorit të vitit të kaluar për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, tha se MTI-ja është përgjegjëse për hartimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit.
“MTI-ja është përgjegjëse për hartimin e politikave për Mbrojtjen e Konsumatorit prandaj kemi parë të arsyeshme të ndryshojmë dhe plotësojmë vendimin për themelimin e Këshillit që të udhëhiqet nga MTI-ja nga departamenti i Mbrojtjes së Këshillit të Konsumatorit”.