Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit në lidhje me tërheqjen e mjeteve të Trustit.
Në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për mundësinë e tërheqjes së mjeteve të trustit, Shala tha se opozita nuk është populliste, por VV ka ardhur në pushtet në këtë formë, raporton Ekonomia Online.
“Po flet një ministër i cili thotë e kam ndihmu energjinë i cili e ka pru KEK’un në humbje në baze ditore, është interesant kur flet ky ministër”, ka thënë Shala.
“Po akuzon për populizëm një ministër që krejt ardhjen në pushtet e ka prej populizmit”.