Shala-naftëtarëve: Po i mbrojmë konsumatorët, 20 vjet s’i pastruat rezervarët

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 14:08 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, iu është përgjigjur naftëtarëve në lidhje më udhëzimin e ri administrativ që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet, raporton Ekonomia Online.

Shala tha se  ky vendim ka qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

“Fokus primar dhe përkushtim është mbrojta e qytetarëve të gjitha bizneset që merren me shitje duhet t’i plotësojnë kriteret bazë që konsumatorët të u ofrohet shërbime sa më cilësore”.

Sipas tij, ka kompani të cilat qe 20 vjet nuk i kanë pastruar rezervarët.

“Që 20 vjet ka kompani që si ka pastruar kurrë rezervarët. Arsye shtesë pse e kemi marrë këtë vendim ka qenë edhe ato kompani që e kanë bërë pastrimin e kanë bërë bë mënyrë minimale”, ka thënë ministri në detyrë Shala.

Shala të hënën në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ky vendim është marrë pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

Ai tha se udhëzimi është nënshkruar para disa javëve, më saktësisht më 11 korrik të këtij muaji, por për shkak të procedurave ligjore nuk është bërë publik.

Shala ka treguar se për këtë vendim kanë qenë të informuar kohë më parë, shitësit dhe shoqatat.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/naftetaret-spajtohen-me-vendimin-e-mti-se-per-pastrimin-e-rezervuareve/

Të ngjashme