Shala: Nga “zarfet” mund të cenohet edhe siguria e krerëve të shtetit, duhen mekanizma mbrojtës

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në zarfet të cilët erdhën nga Serbia, e ku dyshohet se u helmuan disa zyrtarë të QNR-së, mund të jenë vendosur substanca toksike nga strukturat e sigurisë së Serbisë, helme të njëjta që i kanë përdorur edhe gjatë kohës së luftës ndaj qytetarëve të Kosovës.

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, gjatë një  interviste për EkonomiaOnline, alarmon se raste të tilla mund të ndodhin edhe në institucionet e tjera shtetërore, pasi që konsideron se nuk ka siguri të mjaftueshme.

Ai thotë se reagimi i krerëve shtetërorë përkitazi me këtë ngjarje ka qenë në nivelin e duhur.

“Veprimi i marrë nga Presidenti i shtetit, thirrja e kryetares së KQZ dhe drejtorit të AKI-së, drejtorit të policisë, kryeprokurorin e shtetit, mendoj se ka treguar një efekt preventiv se institucionet përkatëse duhet të ulen dhe të hartojnë e analizojnë se si ka ardh kjo ngjarje deri në përfundim. Siguria e krerëve të institucioneve përkatës sepse mund të dërgohen edhe tek ata, dhe kjo është cenim i sigurisë së atyre që ushtrojnë funksionet zyrtare. Në institucionet e shtetit nuk ka filtër, apo mekanizëm që mbikëqyr se çfarë zarfe ka brenda dhe mund të cenohet siguria e tyre”, thotë ai.

Ai thotë se substanca të tilla helmuese kanë mundur të vendosen nga ndonjë strukturë paralele e sigurisë në Serbi, pasi që një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitet e 90-ta.

“Vendosja e atij helmi apo substance toksike mund të jetë vendosur nga ndonjë strukturë paralele e sigurisë së Serbisë, në  asanatin e saj të ka bukur shumë helme që janë përdorur në vitet e 1980-1990 dhe gjatë kohës së luftës në Kosovës drejtuar popullatës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Shala për EO.

Ai thotë se rasti është i izoluar dhe përmban në vete shumë dyshime se si ka ardhur kontaminimi i atyre zarfeve.

“Rasti është i rast i izoluar në raport me procesin i cili është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit të Rezultateve nga ana e KQZ-së. Rasti më ka lërë shumë dyshime se si ka mundur të vijë deri të helmimi apo kontaminimi atyre zarfeve në të cilën janë helmuar zyrtarët e shtetit”, deklaroi Shala.

Ai me tej, potencoi se shteti duhet të dalë me një analizë përfundimtare, derisa shtoi se sipas deklaratave të institucioneve përkatëse, deri më tani nuk ka ndonjë gjetje zyrtare.

“Më rëndësi është që shteti të del me një analizë përfundimtare se helmi ka qenë pjesë përbërës e brendshme e zarfeve apo ka qenë vetëm nga pjesa e jashtme. Por duke u bazuar nga deklaratat e zyrtarëve të cilët janë helmuar, në momentin që janë hap zarfet është ndje era e kontaminuar”, thotë ai.

12 zyrtarë të QNR-së, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, si pasojë e helmimit nga zarfet e votave të ardhura nga Serbia.

Të ngjashme