Shala ngushëllon familjet Sylejmani e Bllaca, me rastin e vdekjes së gazetares

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e vdekjes së gazetares Ardita Sylejmani- Bllaca, ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala ka ngushëlluar familjet e së ndjeres.

Shala ka theksuar se vdekja e saj është humbje edhe për gazetarinë në Kosovës.

Në vazhdim e gjeni postimin e plotë të Shalës në Facebook:

Më pikëlloi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta e gazetares së njohur, mikes time Ardita Sylejmani Bllaca.

Për të gjithë ata që e njohën, Ardita ishte shembulli më i mirë i një nëne të devotshme, vajze punëtore, dhe një shoqe e pazëvendësueshme.

Gazetaria kosovare ka humbur një profesioniste të pashoq, ndërsa shoqëria një person të çmuar.

U shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani, bashkëshortit Shpend Bllaca, dhe gjithë atyre që e njohën Arditën.

U prehsh në paqe shoqja ime.

Me respekt
E.SH

Të ngjashme