Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler. Shala tha se ambasadorin e ka njoftuar për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe produktet që nuk i referohen Kosovës si shtet nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.
Njoftimi i Shalës:
“Kisha kënaqësi të pres në takim ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës Gernot Pfandler. Me z.Pfandel diskutuam mundësit e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve dhe nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Kosova si shtet i ri ka nevojë që të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet mike, e sidomos me Austrinë. Po ashtu ambasadorin e njoftova për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke i sqaruar se të gjitha ato produkte që nuk i referohen Kosovës si shtet nuk do të lejohen të hyjnë në Republikën e Kosovës”, shkruan Shala në Facebook.