Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka zhvilluar takim me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kujtim Gashi, dhe drejtorin e Urbanizmit të kësaj komune, Visar Islamaj.
Në takim u bisedua për çështjet e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit si hartimi i dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe investimet e përbashkëta në këtë komunë.
U.d. ministri Shala shprehu mbështetjen e tij të plotë për projektet e Komunës së Prizrenit dhe premtoi mbështetje në realizimin planeve në fushën e trajtimit të ujërave të zeza, rregullimit lumenjve dhe fusha të tjera të lidhura ngusht me mjedisin, thuhet në një njoftim shtypi të MMPH-së.