Shala: Qeveria është sovrane dhe pavarur, taksa nuk hiqet

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka thënë se vendimi i Qeverisë për vendosjen taksës prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, nuk do të hiqet.

Shala shtoi e Qeveria është është sovrane dhe pavarur dhe se nuk i kthen mbrapa vendimet e marra. Ai ka sqaruar se CEFTA ka pranuar çdo ankesë nga Kosova për barrierat që i janë shkaktuar nga shtete anëtare, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është sovrane e pavarur. Vendimet i merë vetë, taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi”.

“Prej momenti kur Kosova është anëtarësuar sekretariati i CEFTA-s i ka të gjitha ankesat që i ka dorëzuar ministria e Tregtisë sa i përket barrierave me të cilat është ballafaquar tregu i Kosovës, bizneset e Kosovës në raport me shtet anëtare apo nënshkruese të CEFTA-s”.

Shala, këto komente i bëri pas takimit me Menaxherin e Konkurueshmërisë dhe Inovacionit në Bankën Botërore Mario Gudamillas dhe Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë.

Takimi u mbajt për fillimin e implementimit të Projektit të financuar nga Banka Botërore CERP, (Konkurrueshmëria  dhe Rritja e Aftësisë Eksportuese për NVM-të) në Republikën  e Kosovës.

Shala ka theksuar se komponentët dhe aktivitetet e këtij projekti  do të përqendrohen konkretisht fusha ku ambienti afarist në Kosovë  ka nevojë për përmirësim dhe avancim.

“Projekti CERP i financuar nga Banka Botërore për periudhën e ardhshme pesë vjeçare do të shihet si mundësi reale dhe mënyrë për të realizuar qëllimet  dhe objektivat zhvillimore të MTI-së, përkrahjes së sektorit privat, si dhe objektivat zhvillimore të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në veçanti. Komponentët dhe aktivitetet e këtij projekti  do të përqendrohen kryesisht në këto fusha, konkretisht fusha ku ambienti afarist në Kosovë  ka nevojë për përmirësim dhe avancim: Rritja e konkurueshmërisë dhe aftësisë eksportuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ( NVM-të); Përmirësimi dhe avancimi i sistemit të Infrastrukturës Kombëtare të cilësisë dhe Reformimin i sistemit të Inspekcioneve”.

Ministri bëri të ditur se projekti i Bankës Botërore do të rrisin aftësinë konkurruese dhe  eksportuese të kompanive vendore në tregun regjional dhe atë të Bashkimit Europian.

“Më qëllim të përkrahjes së NVM-ve me potencial eksportues, MTI ndërmjet këtij projekti parasheh implementimin  e skemës së granteve të përputhshme duke përkrahur NVM-të në certifikimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, përmbushjen e kërkesave të tyre ne realizmin e standardeve ndërkombëtare, ofrimit te shërbimeve të konsulences, hulumtimit të tregut, zhvillimit te strategjive te marketingut etj. Në këtë mënyre NVM-të në vendin tonë  do të rrisin aftësinë konkurruese dhe  eksportuese në tregun regjional dhe atë të Bashkimit Europian”.

Shala tha se aktualisht NVM-të eksportuese nuk mund t’i përdorin raportet e testimit nga laboratorët e brendshëm apo certifikatat nga organizmat e brendshëm certifikuese të produkteve kur ata i eksportojnë prodhimet e tyre.

“Pasi që akreditimi i këtyre laboratorëve dhe organizmave certifikues nuk është njohur ndërkombëtarisht. MTI synon që ndërmjet Agjencisë për Metrologjidhe Agjencionit për Akreditim të sigurojë njohje ndërkombëtare, dhe produktet e çdo organizate të akredituar në Kosovë (në këtë mënyrë, të gjitha institucionet IKC (Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë në Kosovë) të njihen nga partnerët potencial tregtar vendor dhe ndërkombëtar”.

Sipas ministrit Shala, reformimi i sistemit të Inspekcioneve është gjithashtu komponentë e rëndësishme e këtij projekti.

“Ne si MTI jemi të përkushtuar dhe do   të punojmë në drejtim të zvogëlimit dhe eliminimit të barrierave administrative për Bizneset duke përmirësuar shërbimet dhe  efikasitetin gjatë kryerjes së Inspektimeve. Gjithashtu Qeveria është duke punuar për krijimin e infrastrukturës ligjore, respektivisht Ligjin gjithëpërfshirës për Inspekcionet, dhe në këtë mënyrë do të  ofrohen kushte edhe mundësi për implementim të suksesshëm të kësaj reforme”.

Mario Guadamillas, Menaxher për Konkurueshmërisë dhe Inovacion në Bankën Botërore (BB), tha se Kosova ka bërë progres në reforma e të bërit biznes. Por që ka kërkuar më shumë punë në inspektimin e bizneseve, raporton EO.

“Është kënaqësi që jam në Prishtinë sot, është hera e parë që jam në Kosovë. Kosova ka bërë progres në reforma të të bërit biznes dhe Kosova në rangimet e të bërit biznes është përmirësuar nga në pozitën 44 në raportimet e fundit”.

“Është mirë të bahet ky hap i reformave, dhe kjo demonstron përkushtimin e Kosovës për të dërguar sinjale investitorëve potencial që të kemi përmirësime të mëtutjeshme, dhe një prej çështjeve kryesore ka të bëjë me inspektimet e bizneseve”.

“E pra projekti këshillëdhënës për klimën e investimeve dhe e dyta projekti për konkurrueshmërinë dhe gatishmëri për eksporte. Qeveria ka krijuar një task-forcë për reforma dhe një këshill së bashku me MTI. Ne BB jemi të lumtur që kjo po zhvillohet”.

“Eksportet janë duke u penguar në linjë të madhe si ai për certifikatës së cilësisë, për shkak të mungesës se njohjeve të licencave që lëshohen në Kosovë dhe në këtë aspekt projekti për konkurrueshmëri 15.1 milionë euro ka për qëllim të krijojë një infrastrukturë cilësorë që njihet ndërkombëtarisht dhe të fuqizojë aftësinë e Kosovës për të promovuar biznesin dhe eksportin”.

 

 

 

 

 

Të ngjashme