Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar të mërkurën Parkun i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ku është njoftuar për së afërmi me punën që është duke u bërë rreth transferimit të tij, nga një bazë ushtarake në një hapësirë për inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj.
Ministri në detyrë Shala, ka bërë të ditur se shumë shpejt Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, pas transformimit do të jetë i gatshëm.
“Kampi është duke kaluar në një periudhë tranzicioni nga bazë ushtarake në hapësirë për të rinjtë dhe shumë shpejtë do ta kemi në funksion të plotë për ta”, tha ai.
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se shumë shpejtë kjo qendër do të jetë gati për të rinjtë në tre fusha kryesore.
“Kënaqësi tek sheh plot 23 hapësira punuese me 36 hektarë dhe vend akomodimi për 1600 persona. Kjo qendër do të jetë në shërbim të të rinjve inovatorë në tre fusha kryesore si IT, Agro Industri dhe Ndërmarrësi”, tha Shala.
Ai ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të angazhohet që hapësirat në Parkun i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, të jepen në shfrytëzim kompanive të mëdha, të cilat janë të interesuara të investojnë në Kosovë.